Showtime

Produksioni i DWTS publikon faturat, nxjerrë zbuluar Almeda Abazin

06/13/2018 14:41
nga:L I

Për më shumë se 12 javë, Almeda Abazi udhëtoi drejt Tiranës, për të moderuar spektaklin “Dancing With The Stars Albania”.

Në fillim publikoi, bashkë me videon e valsit me bashkëshortin e saj në “Dancing with the stars”, një falenderim të gjatë e shumë të ndjerë për gjithë stafin e produksionit, për gjithçka që ky produksion bëri për të (i kishte renditur emrat me rradhë, që nga producentja Holta Dulaku, regjisori Bledar Linza, skenaristja Zefina Hasani, kostumografi Ardi Asllani, partneri i saj në prezantim Rudi Hizmo etj etj). Ishte ajo e dashura e ëmbla që kishim parë të gjithë në ekranin e Vizion Plus, për 12 javë me rradhë.

Por vetëm dy ditë më pas, në pasditen e së hënës, Almeda Abazi e zhduku nga instagrami i saj këtë postim, sepse kishte bërë gati një fyerje të rëndë, po për atë produksion që lavdëroi e falenderoi dy ditë më parë. U ankua për pagesat që duhej të bënte vetë, për shpenzimet extra, për ujin që kish pirë nga minibari dhe laundry ku kish larë rrobat, madje edhe për hekurosjen e kostumit të Tolgës.

Të ishte ndonjë e padalë dhe e paditur, edhe mund t’ja kishim falur e do t’i kishim shpjeguar se në fakt kudo ku udhëton, apo të ftojnë, edhe kur ta kanë paguar udhëtimin e hotelin, ka një rregull universal në botën e hotelerisë: barin e paguan gjithmonë vetë. Pra dhe në rastin e saj, ndonëse produksioni i paska marrë përsipër udhëtimet e fjetjen për 12 javët e angazhimit të saj në “Dancing”, s’ka pasur asnjë detyrim t’i paguajë dhe ujin që ajo pi. E megjithatë, sipas burimeve në Vizion Plus, ne mësuam se Almedës krahas pagesës së majme që ka marrë, i qenka paguar edhe çdo fluturim vatje- ardhje, në business class edhe ç’do gjë që ka ngrëne e ka pirë në Tiranë në këto 12 javë.

08/07/2018 08:04

Almeda Abazi pjesë e një projekti muzikor në Turqi