Cult

Producenti Musliu kërkon ndalimin e shfaqjes së Millosheviqit në Kosovë: Promovimi i tij njollosë edhe për se vdekuri dëshmorët e luftës

01/12/2018 15:14
nga:M H

Këtë javë është paralajmëruar se mjuzikli për Milosheviqin “Slobodanshow”, në muajin shkurt do të shfaqet në Beograd e në Graçanicë.

Lidhur me këtë shfaqje e cila himnizon të bëmat e Milosheviqit, ka reaguar producenti Trim Musliu, i cili ka thënë se kjo shfaqje e cila promovon kriminelin Millosheviq duhet urgjentisht të ndalet së shfaquri ne Kosovë, pasi që kjo provokon rëndë familjet e viktimave të luftës, shkruan KultPlus.

KultPlus ju sjellë të plotë reagimin e producentin Musliu:

Shfaqja muzikale e cila promovon kriminelin Milloshoviq duhet urgjentisht të ndalet së shfaquri ne Kosovë.
Pavarësisht që aktivitetet kulturore çdo here janë tëmira kjo tejkalon masat kulturore dhe provokon rendë familjet e mbi 1500 të zhdukurve që ende s’dihet ku janë, mbi 13549 persona të vrarë ku 76% nga ta ishin civil fëmijë dhe pleq mbi 20 mije gra të dhunuara.
Kjo vepër munde te eskalojë në problem më të madhe, e poashtu e humb edhe dinjitetin e Shtetit.
Ju bëjë thirrje instancave Kulturore , Ministrit te Kulturës tëndalojnëkëtëprecedentë që mund të ndodhe përndryshe do të mundohemi ne me çdo forcë dhe mundësitonën do te provojmë të ndalim qe ky promovim i cili njollose edhe për se vdekuri dëshmorët e luftës , popullatën e përndjekur, gratë e dhunuara dhe fëmijët e vrarë, të mos ndodhë.
Kërkojë të bëhemi sa me shume kundërkësaj “shfaqje kulturore” mbi veprën e Kriminelit Millosheviq./ KultPlus.com

10/22/2018 20:10

Ky mot na pret gjatë ditës së nesërme