Sporti

Probleme tek Atletico Madrid, lëndohet Luis Suarez

04/07/2021 16:15
nga:Lorik J

Sulmuesi i Atletico Madridit, Luis Suarez ka pësuar një dëmtim në stërvitjen e djeshme të klubit madrilen.

Suarez u detyrua të largohet nga seanca e fundit stërvitore e klubit dje, pasi pësoi një goditje, përcjell GazetaBlic Sport.

“Luis Suarez ka pësuar një dëmtim të muskulit në këmbën e tij të majtë,” thuhet në deklaratën e klubit.

“Lojtari ynë, pasi ndjeu disa shqetësime në stërvitje, iu nënshtrua testeve mjekësore të klubit që konfirmuan dëmtimin e uruguajanit”.

/GazetaBlic Sport