Jo vetëm lëndimi i Romelu Lukakut, Interi ka probleme më të mëdha.
Në fakt, nesër Nicolo Barella dhe Hakan Calhanoglu do të kryejnë teste për të kuptuar më mirë gjendjen pas problemeve ndaj Monzas, përcjell GazetaBlic Sport.
Të dy nuk do të marrin pjesë në ndeshjen e Interit në Kupën e Italisë kundër Parmës.
Duhet të ndiqet edhe evolucioni i situatës së Marcelo Brozovic, me kroatin që vazhdon rrugën e rikuperimit dhe me Interin që gjithmonë shpreson ta ketë në dispozicion për Superkupën kundër Milanit të planifikuar për 18 janar në Riad.
/GazetaBlic Sport


