Sporti

Probleme për Grezdan, Gerrard i shqetësuar

01/11/2019 13:42
nga:I S

Eros Grezda është rikthyer në stërvitje pas pushimeve tek Rangersi, por gjërat nuk kanë shkuar mirë për sulmuesin e kombëtares sonë.

Nga Spanja, ku ekipi i tij po kryen fazën përgatitore nuk kanë ardhur aspak lajme të mira.

Sulmuesi është dëmtuar në stërvitje dhe është fotografuar me paterica.

Raportimet e lidhin atë me një dëmtim të përpara disa kohëve kur luante ende në Kroaci, megjithëse, nuk dihet periudha e riaftësimit.

Sipas asaj që raporton “Daily Record”, Grezda ka probleme me kyçin e këmbës.