Lajme

Prizreni fuqishëm në përkrahje të Shaqir Totajt

11/16/2017 11:36
nga:A. R.

Partia Demokratike e Kosovës, së bashku me partnerët e koalicionit: AAK, KDTP, VAKAT dhe RAE, mbrëmë përmbyllën fushatën zgjedhore me një tubim
madhështor, përfaqësues dhe elitar politik, si e vetmja zgjedhje demokratike në Prizren.

Kryetari në ardhje i komunës së Prizrenit, i konfirmuar fitues i besimit politik nga qytetarët më 22 tetor, z.Shaqir Totaj, theksoi se ky partneritet i PDK-së me partitë e koalicionit, është alternativa e vetme serioze dhe përfaqesuese që i’u është ofruar qytetarëve në Prizren dhe si e tillë është garanci e bashkëqeverisjes me të gjitha etnitë qytetare që garantojnë pritjet e tyre nga autoriteti politik gjatë mandatit katërvjeqar në udhëheqje të komunës sonë.

Liderët e partive të koalicionit nga AAK z.Lulzim Kabashi, KDTP z.Mahir Jakcilar, VAKAT z.Rasim Demiri dhe nga partia Rome z.Albert Kinolli, vlerësuan lartë
kryetarin z.Shaqir Totaj, dhe siguruan se anëtarësia e tyre votuese do të përkrahë masovikisht me 19 nëntor, PDK-në dhe kandidatin Totaj duke votuar numrin 94.

Kryetari i PDK-së, z.Kadri Veseli theksoi se bashkë me partnerët e PDK-së, Shaqir Totaj po ec sigurt drejt rikonfirmimit të fitores më 19 nëntor.

Ai tha se Prizreni gjithmonë dhe në çdo kohë i ka bashkuar njerëzit. Por, nga e diela e tutje, të mëdhenj e të vegjël, gra e burra, studentë e punëtorë, fermerë e arsimtarë, pjesëtarë të të gjitha komuniteteve, të bashkuar do t’i mbajë Shaqir Totaj, Kryetari i Prizrenit.

10/02/2018 18:15

Shaqir Totaj, ministër nga radhët e PDK-së?