Pritjet në pikat kufitare në Kosovë vazhdojnë të jenë të gjata.
Në dalje në pikën kufitare Dheu i Bardhë pritjet janë deri në një orë e gjysmë, sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës.
Ndërkohë në Mutivodë në dalje pritjet janë deri në gjysmë ore.
Në Merdar pritjet janë zvogëluar. Për dallim nga e shtuna kur pritjet ishin deri 4 orë në dalje, tash janë 5-10 minuta.