Sporti

Priti tri penallti, Ter Stegen pas ndeshjes: Jam shumë i lumtur

01/13/2021 23:53
nga:Lorik J

Skuadra e Barcelonës ka arritur kualifikimin në finale të Superkupës së Spanjës, pasi ka fituar në penallti ndaj Real Sociedadit me rezutlatin 3:2.

Ter Stegen u tregua i jashtëzakonshëm në penallti, duke pritur tri penallti të kundërshtarëve, përcjell GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes ai u shpreh shumë i lumtur që skuadra e tij kaloi tutje në finale të Superkupës së Spanjës.

“Unë jam shumë i lumtur që kam qenë në gjendje të ndihmoj ekipin. Unë gjithmonë përpiqem të jem 100% dhe sot isha në formë të mirë”, tha Marc Andre Ter Stegen.

“Jam shumë i lumtur për ekipin, kemi bërë një përpjekje të madhe dhe e meritojmë këtë fitore.”

“Unë nuk kam asnjë preferencë për kundërshtarin në finale.”