Lajme

Pritet rikthimi i protestave masive, qindra studentë nisin marshimin nga fakultetet

01/22/2020 15:39
nga:Y I

Pas thirrjeve të organizatës Rezistenca Rinore për të rikthyer protestat e studentëve, ditën e sotme kanë nisur lëvizjet nëpër fakultete.

Për protestën që pritet të nisë në orën 11:00 tek Korpusi Universitar, studentët e FHF (Fakultetit të Histori Filololgjisë) kanë filluar bojkotin e mësimit në të gjitha klasat.

Siç shihet dhe në videon e mësipërme marshimin e ka nisur një numër i madh studentësh, por mbetet për t’u parë se cila do të jetë pjesëmarrja në protestë.

Kujtojmë se tashmë ka kaluar më shumë se një vit nga protestat e dhjetorit të 2018-tës, ku një numër shumë i madh studentësh u hodhën në rrugë kundër ligjit të Arsimit të Lartë, dhe e vunë qeverinë në pozita të një marrëveshje.

Por pakti për Universitetin që ka propozuar qeveria Rama, gjen sërish të pakënaqur studentët, një pjesë e mirë e të cilëve nuk kanë përfituar nga premtimet e uljes së taksave, apo nga rritja e cilësisë në mësimdhënie, apo transfarencë financiare.