Sporti

Prishtinës i lëndohet lojtari kryesor në prag të ndeshjes me Llapin

09/12/2019 18:20
nga:Ideal

Nesër starton java e katërt në Superligën e Kosovës në futboll.

Takim më i rëndësishëm i kësaj jave padyshim se do të jetë dueli mes Prishtinës dhe Llapit, shkruan GazetaBlic.

Kryeqytetasi, tashmë me trajnerin e ri Bylbyl Sokolin do të mundohen që ta mposhtin Llapi dhe t’i sigurojnë tri pikë të plota.

Por, ajo se çfarë nuk shkon mirë në kampin ‘Bardh e Kaltër’ është lëndimi i mbrojtësit Leonit Abazi.

Kështu, lëndimin e Abazit e ka konfirmuar vet trajneri i ri i Prishtinës, por me përvojë të gjatë në futboll, Bylbyl sokoli.

/GazetaBlic/