Lajme

Prishtinë – Gruaja e dehur e rrah burrin e saj

08/05/2021 09:02
nga:M K

Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë, pas mesnate, një grua në Prishtinë, si e dyshuar për dhunë në familje.

E njëjta dyshohet, se nën ndikimin e alkoolit, kishte sulmuar fizikisht burrin e saj.

Sipas Policisë, e dyshuara është arrestuar rreth orës 00:58 dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, kurse burri i saj ka pranuar trajtim mjekësor për shkak të lëndimeve.