Sporti

Prishtina zyrtarizon dy udhëheqës të ri, Agim Salihun e Granit Begollin

02/06/2020 16:34
nga:M K

Skuadra më e madhe kosovare, Prishtina ka zyrtarizuar dy udhëheqës të ri në bord.

Fjala është për Agim Salihun e Granit Begollin, të cilët sot u prezantuan nga faqja zyrtare e klubit në rrjetin social “Facebook”, shkruan GazetaBlic.

Saliu do të jetë në rolin e drejtorit menaxhues, kurse Begolli në atë sportiv.

Të dy kanë karrierë të bujshme për pozitat e lartëcekura, kurse mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në aventurën e tyre të re me “bardhë e kaltërit”.

Më poshtë postimi i plotë i para pak çasteve:

/GazetaBlic/

05/08/2020 15:59

FC Prishtina kërkon rifillimin e kampionatit