Sporti

Prishtina zhvillon ndeshjen e sezonit, përkohësisht lidere – Kampioni bie në “Zahir Pajaziti”

02/22/2020 14:53
nga:M K

Janë mbyllur para pak çastesh dy takimet e ditës së sotme në IPKO Superligën e Kosovës në futboll.

Padyshim se vëmendja kryesore ishte në “Bajram Aliu” të Skenderajt, ku Prishtina zhvilloi njërën prej ndeshjeve më të bukura të edicionit duke triumfuar ndaj Drenicës 1-3, shkruan GazetaBlic.

Otto John, Ergyn Ahmeti e autogoli i Edmond Turkut, zyrtarizuan skuadrën e Armend Dallkut si lideren e re të Superligës, të paktën deri nesër, kur Ballkani pret Ferizajn.

Ndërkaq, në “Zahir Pajaziti”, kampioni aktual, Feronikeli ka regjistruar edhe humbjen e shtatë këtë edicion, krahas tetë fitoreve e katër barazimeve.

Pas pak do të vijmë me informatat shtesë nga ky duel.

/GazetaBlic/

05/08/2020 15:59

FC Prishtina kërkon rifillimin e kampionatit