Sporti

Prishtina, vetëm tre pikë pas pozitës së parë

11/09/2019 14:43
nga:Gazeta Blic

Ekipi futbollistik i Prishtinës, po shënon fitore në përballjen me Llapin.

Për ekipin mysafir ndeshja filloi mirë, ku Prishtina shënoi golin hapës në minutën e 25′, me anë të Krasniqit, raporton GazetaBlic.

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 0:2, ku golin tjetër për Prishtinën e konkretizoi Haliti.

Dy minuta pas fillimit të pjesës së dytë, ekipi nga kryeqyteti shënoi edhe golin e tretë me anë të Januzit, kurse për 0:4 shënoi Thaçi.

Kurse golin e vetëm për vendasit e shënoi, Selmani në minutën e 75′.

Me këtë fitore ekipi i Prishtinës do të marrë pozitën e 4-të në tabelë, duke iu afruar vetëm në 3 pikë pozitës së parë te cilën e posedon Gjilani me pikë të njëjta me Ballkanin.

/GazetaBlic

01/19/2020 00:37

Kjo është cilësia e ajrit në Kosovë