Sporti

Prishtina do t’iu japë vetëm 100 bileta Intelektualëve

05/16/2018 18:55
nga:Y.K

Në finalen e Kupës së Kosovës në vitin 2016 ndërmjet Prishtinës dhe Dritës (2:1) në Stadiumin e Prishtinës prezentë ishin mbi 10 mijë shikues.

Natyrisht, dominonin “Plisat” e kryeqytetit që ishin vendas, por nga Gjilani drejt Prishtinës kishin udhëtuar mbi 3 mijë “Intelektualë” të Dritës.

Mirëpo, të dielën në Pejë do të jetë ndryshe. “Zëri” shkruan se nëse stadiumi “Shahin Haxhiislami” ka kapacitet për 2 mijë shikues, atëherë vetëm 100 vende do t’u takojnë tifozëve mysafirë nga Gjilani.

Kështu thotë Adem Çollakaj, zyrtari i lartë dhe i njohur administrativ në FFK.

“Çështja rreth asaj se sa bileta u takojnë mysafirëve nuk është në rregullore, por është në udhëzim. Sipas një udhëzimi të delegatit të ndeshjes që e gjeta këtu (në FFK) del se nikoqiri i ndeshjes duhet t’i ndaj 5 për qind të biletave për klubin mysafir”, ka deklaruar për “Zërin” Adem Çollakaj.

05/27/2018 18:59

Prishtina kampion i DigitAlb Kupës së Kosovës, ja sa para ka fituar ekipi nga kryeqyteti