Sporti

Prishtina, skuadra e vetme kosovare pjesëmarrëse në garat evropiane që nga pranimi në UEFA

07/31/2020 18:42
nga:M K

Skuadra më e madhe kosovare, Prishtina, ka regjistruar një tjetër rekord në historinë e saj.

Ajo është e vetmja që ka marrë pjesë në çdo edicion të garave evropiane, që nga pranimi në UEFA me 3 Maj të vitit 2016, përcjell GazetaBlic.

Ka qenë vetë faqja zyrtare e klubit nga kryeqyteti që përmes rrjetit social “Twitter” raportoi se trajneri aktual, Armend Dallku, që para dy ditësh fitoi titullin e parë si trajner, së bashku me Mankendan e Boshnjakun, kanë numër maksimal të paraqitjeve, nga tetë sosh.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

/GazetaBlic/

09/22/2020 15:10

Formacionet zyrtare: Arbëria – Prishtina