Sporti

Prishtina prezenton përforcimin e ri, Dewayne Jackson

01/21/2020 19:40
nga:M K

Skanë të ndalur përforcimet e skuadrave të elitës kosovare të basketbollit.

Radha është për kampionen aktuale, Prishtinën, që tashmë ka arritur marrëveshje me basketbollistin amerikan, Dewayne Jackson, përcjellë GazetaBlic.

Jackson së fundi ishte pjesë e skuadrës libaneze, Homenetmen, ku kishte mesatare të mrekullueshme prej 21 pikësh, 5.6 kërcimeve, 2.8 asisteve dhe 2.5 topave të vjedhur.

Alo-qendra e gjatë 203 cm, pritet të jetë përforcimi i fundit i “bardhë e kaltërve”, pasi tani kryeqytetasit i kanë të gjitha pozitat e plotësuara sa i përket numrit të lojtarëve.

Transferin e ka zyrtarizuar vet klubi përmes faqes zyrtare të rrjetit social “Facebook”. Më poshtë postimi i plotë:

/GazetaBlic/

08/01/2020 23:48

LAJMI I FUNDIT: Ndërron jetë ish-kryetari dhe anëtari i bordit të KB Prishtinës