Sporti

Prishtina përforcohet me yllin e liderit të superligës holandeze

01/10/2020 10:16
nga:M K

Kanë mbetur edhe shumë pak ditë deri te fillimi i stinorit pranveror në elitën e basketbollit kosovar.

Andaj, skuadrat po bëjnë përgatitjet e fundit para nisjes së fazës së dytë të kampionatit, teksa përforcimet janë emërues i përbashkët për shumicën e ekipeve, shkruan GazetaBlic.

Sot ndërkaq, kampioni aktual kosovar, Prishtina ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes me Jordan Johnson.

Johnson së fundi ishte pjesë e liderit të superligës holandeze, Zwolle, duke treguar paraqitje të shkëlqyer, derisa kishte mesatare prej 16.7 pikëve.

Më poshtë edhe postimi i para pak çasteve:

/GazetaBlic/

08/10/2020 09:24

Prishtina ritestohet nesër, shpresë për rikthimin e titullarëve