Sporti

Prishtina ndjek Rahovecin, kryeqytetasit zyrtarizojnë nënshkrimin e parë të afatit kalimtar

08/09/2019 23:40
nga:M K

Përderisa Rahoveci mund të quhet lirisht kampion sa i përket përforcimeve, tani edhe kampioni real i Superligës në basketboll, KB Prishtina ka filluar merkaton.

Kryeqytetasit kanë arritur marrëveshje me basketbollistin amerikan, Shea Feehan, shkruan GazetaBlic.

Feehan vjen në Prishtinë pas një sezoni fantastik me Eurekan, ku ka një mesatare prej 30-të pikë për ndeshje.

Njihet si lojtar i specializuar për gjuajtjet nga tre pikë, derisa mbetet të shihet nëse do të tregohet i suksesshëm në aventurën e re.

Marrëveshjen e ka zyrtarizuar klubi “bardhë e kaltër” përmes faqes zyrtare të rrjetit social “Facebook”.

/GazetaBlic/

10/30/2019 22:10

Prishtina regjistron humbjen e parë në FIBA Europe Cup