Sporti

Prishtina merr një super lajm para ndeshjen në Europa League

07/11/2018 10:28
nga:Lorik J

Skuadra e Prishtinës sonte do të luajë në raundin e parë të kualifikimeve për Europa League.

Prishtina do të luajë në Luksemburg me skuadrën e Fola Esch, me fillim nga ora 18:00, shkruan GazetaBlic

Për këtë ndeshje, Prishtina do të mund të llogarisë në shërbimet e dy transferimeve nga Gjilani, Armend Thaqi dhe Leutrim Bekteshi.

Thaqi dhe Bekteshi ishin transferuar në muajin e kaluar tek Prishtina, mirëpo Gjilani nuk i liroi të luajnë për shkak të kontratës.

Tashmë gjithçka është zgjidhur dhe lojtarët do të jenë të gatshëm për këtë duel.

Besohet se Thaqi mund të startojë në këtë ndeshje si mbrojtës i krahut të djathtë.

Ja lista e lojtarëve të ftuar:

Portierë: Visar Bekaj, Alban Muqiqi.

Mbrojtës të djathtë: Armend Thaqi, Përparim OsmanI, Lorik Maxhuni.

Mbrojtës të majtë: Jamal Arago, Abdul Bashiru.

Mbrojtës qendror: Armend Dallku, Ahmet Haliti, Debatik Curri, Leotrim Bekteshi.

Mesfushorë: Argjend Mustafa, Ergyn Ahmeti, Lorik Boshnjaku, Mërgim Pefqeli, Meriton Korenica, Qendrim Zyba, Gauthier Mankenda.

Sulmues: Ahmed Januzi, Basit Abdul Khalid, Alen Jasharoski, Arbër Hoxha./GazetaBlic/

09/23/2018 13:09

Drita kundër Prishtinës. Duro përballë Josës. Dy armatat ‘bardhë e kaltër’ kunddrejtë njëra-tjetrës në derbin e javës