Sporti

Prishtina merr një lajm të mirë, Miftaraj afër rikthimit

07/02/2020 18:13
nga:Lorik J

Në dy ndeshjet e fundit, FC Prishtina ishte pa mbrojtësin e tyre, Diar Miftaraj.

Miftaraj kishte pësuar një dëmtim në sfidën ndaj Dukagjinit, ku më pas mungoi në dy sfidat e radhës, fillimisht në barazimin ndaj Llapit, e pastaj edhe në fitoren ndaj Feronikelit, raporton GazetaBlic Sport.

Skuadra e Prishtinës nesër do të përballet me Drenicën, ku as në këtë sfidë nuk pritet të paraqitet mbrojtësi i njohur kosovar, Diar Miftaraj.

Megjithatë, lëndimi i tij nuk është aq serioz, pasi lojtari do të rikthehet në xhiron e 29’të të Superligës së Kosovës, kur Prishtina do të përballet me Gjilanin në udhëtim.

“Tani jam më mirë. Edhe tre apo katër ditë besoj se do të startojë stërvitjet me ekipin, pasi aktualisht jam duke stërvitur individualisht. Shpresojë që nga java e ardhshme të jem gati për ndeshje, pasi nuk kam lëndim serioz”, tha shkurtimisht Miftaraj për GazetaBlic Sport.

Vlen të potencohet se Miftaraj është titullar i padiskutueshëm në skuadrën e Armend Dallkut.

/GazetaBlic Sport.