Lajme

Prishtina me 101 raste aktive me COVID-19

10/23/2021 19:31
nga:M K

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 16 raste pozitive me koronavirus, si dhe asnjë rast i vdekjes nga ky virus.

Sipas të dhënave të MSh-së nga këto 16 raste 4 prej tyre janë shënuar në Prishtinë. Në këtë komunë aktualisht janë 101 raste aktive me koronavirus.

Kurse, pas Prishtinës vjen komuna e Prizrenit me 53 raste aktive. Kurse, në 24 orët e fundit në këtë komunë janë shënuar edhe dy raste aktive.

Komuna e tretë në këtë listë është ajo e Ferizajt me 38 raste aktive. Në këtë komunë gjatë 24 orëve nuk është raportuar për asnjë rast të infektimit me COVID-19.