Sporti

Prishtina interesohet për Valmir Veliun

05/30/2025 13:06
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Prishtinës ka filluar organizimin për garat evropiane dhe edicionin e ardhshëm.

Kryeqytetasit kanë vazhduar kontratat me disa prej futbollistëve që ishin pjesë e skuadrës, kurse tashmë po synojnë edhe transferime të reja.

Siç mëson ‘GazetaBlic Sport’, Prishtina ka shfaqur interesim për sulmuesin e Llapit, Valmir Veliu.

24 vjeçari realizoi 5 asistime dhe 3 gola në 31 ndeshje me Llapin në Superligë dhe shihet si një opsion real transferimi nga fituesja e Kupës së Kosovës.

/GazetaBlic Sport/