Sporti

Prishtina gjunjëzohet në Sezai Surroi, Bashkimi shënon fitoren e pestë

11/02/2019 21:08
nga:M K

Pas Rahovecit, Bashkimi bëhet skuadra e dytë këtë edicion që e mposht kampionin aktual, Prishtinën.

Prizrenasit kanë shënuar fitore të madhe, duke fituar me gjashtë pikë diferencë, shkruan GazetaBlic.

Takimi tejet interesant në “Sezai Surroi” u mbyll 95-89, me Stevie Clark, që edhe kësaj radhe ishte i pandalshëm, duke shkëlqyer me 35 pikë, ndërsa Corey Ross dhe Terik Bridgeman shtuan nga 23, përkatësisht 16 pikë.

Kjo ishte fitorja e pestë e ish-kampionit kosovar nga sezoni 2017/2018, duke u pozicionuar i dyti, të paktën përkohësisht.

/GazetaBlic/

02/08/2020 22:11

Mini-busi që transportonte skuadrën e Bashkimit, sulmohet në Pejë