Sporti

Prishtina fillon përgatitjet për stinorin pranveror, klubi do të udhëtojë për dy javë edhe jashtë vendit

01/04/2023 17:15
nga:Mergim Rreci

Prishtina ka rifilluar përgatitjet për vazhdimin e edicionit 2022/23.

Nën urdhrat e trajnerit Ismet Munishi dhe ndihmësve të tij, futbollistët iu rikthyen punës të mërkurën, kësaj radhe në stadiumin e Flamurtarit në Prishtinë, njofton klubi, përcjell GazetaBlic Sport.

Prishtina do të stërvitet në Kosovë deri më datë 14 janar e më pas do të zhvendoset në Antalia të Turqisë ku do të përgatitet për 14 ditë me ç’rast do t’i zhvillojë edhe pesë ndeshje miqësore.