Këtë fundjavë fillon edhe faza e fundit në IPKO Superligën e Kosovës në futboll.
Prishtina e pret Ferizajn me të vetmin synim fitoren dhe ruajtjen e distancës me kreun, Ballkanin.
Takimi do të zhvillohet nga ora 17:00, megjithëse ende nuk është bërë zyrtare nga shtëpia numër një e futbollit kosovar.
Djelmoshat e Armend Dallkut momentalisht pozicionohen në vendin e katërt të renditjes tabelare me tre pikë më pak se therandasit, derisa në xhiron e radhës padyshim se llogariten favoritë.
Gjithsesi, mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat të dielën, kurse ne do t’iu raportojmë në kohë reale për çdo ndryshim eventual.
/GazetaBlic/