Sporti

Prishtina e Re transferon futbollistin që ka luajtur në Ligue 1 dhe La Liga

10/17/2025 13:27
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Prishtinës së Re ka bërë një transferim të madh.

Kjo skuadër ka njoftuar për përforcimin me Cheick Doukoure, mesfushorin defanziv 33-vjeçar nga Bregu i Fildishtë, transmeton GazetaBlic Sport.

Cheick ka luajtur në klube si Lorient dhe Metz në Francë. Levante, Huesca dhe Leganes në Spanjë. Teksa së fundmi ai ishte pjesë e Aris dhe Iraklis në Greqi.