Sporti

Prishtina e dyta, Ferizaj si mos më keq

03/04/2020 18:54
nga:M K

Është mbyllur para pak çastesh dueli i mbrëmjes së sotme në IPKO Superligë.

Prishtina ka shënuar fitore tejet të rëndësishme, duke mposhtur Ferizajn 3-2, shkruan GazetaBlic.

Ahmed Januzi me dy gola e Otto John me një sosh, zhvlerësuan golat e Albin Krasniqit e Dajakut.

Me këto tri pikë, Prishtina kalon në vendin e dytë dhe shkon në kuotën e 41 pikëve, për t’i mbajtur gjallë shpresat për titull dhe për ta ruajtur distancën prej tre pikësh nga Ballkani.

Ferizaj ndërkaq, vazhdon të mbetet në zonën e rrezikshme dhe deri në fund pritet të luftojë për mbijetesë. Anamoravasit, pas 21 xhirosh kanë arkëtuar vetëm 22 pikë.

FT Prishtina – Ferizaj 3-2

/GazetaBlic/

05/18/2020 21:21

​Rritet numri i të shëruarve në Ferizaj, bie numri i të prekurve!