Sporti

Prishtina dhe Ballkani interesohen për Ardian Limanin

01/03/2024 13:53
nga:Lorik J

Futbollisti i njohur kosovar, Ardian Limani pritet të largohet nga Maqedonia e Veriut, pas vetëm gjashtë muajsh tek Shkëndija.

Mbrojtësi, Ardian Limani u transferua tek Shkëndija nga ekipi i Dritës në merkaton e verës. Megjithatë, Limani pritet të largohet nga Shkëndija pas vetëm gjashtë muajsh.

Për Limanin janë të interesuara disa skuadra në Kosovë, megjithatë ende nuk ka diçka konkrete.

Siç merr vesh GazetaBlic Sport, për Limanin kanë shprehur interesim FC Prishtina dhe Ballkani.

Mbetet për t’u parë në orët në vazhdim se çfarë zhvillime do ketë në lidhje me të ardhmen e futbollistit me përvojë të madhe në futbollin vendor.

/GazetaBlic Sport