Fit&Sexy

A prishet agjërimi nëse harron dhe konsumon diçka?

05/20/2018 15:00
nga:D.I

Ka nisur muaji i shenjtë për muslimanët, Ramazani, e ndërkohë dilema e shumë besimtarëve ose thjesht kureshtarëve është se çfarë e prish agjërimin.

Më poshtë një një listim i veprimeve që nuk e prishin agjërimin:

Të ngrënët, të pirët dhe marrëdhëniet seksuale me harresë: Profeti (alejhi selam)thotë: “Kush harron gjatë agjërimit dhe ha ose pi diçka, le ta vazhdojë agjërimin sepse atë e ka ushqyer Allahu i Lartësuar.” (Buhariu & Muslimi).

Të vjellët pa provokim: Kjo bazohet në hadithin e përmendur më lart.

Futja e pluhurit, grimcave të rërës apo e ndonjë insekti pa dashje në stomak: Dihet që është shumë e vështirë që njeriu të ruhet prej këtyre gjërave.

Allahu i Lartësuar thotë në Kuran: “Dhe nuk ju ka bërë ju vështirësi në fe.” Gjithashtu në këtë logjikë futet edhe mbajtja e ndonjë sendi në gojë, si laps, gomë apo ndonjë gjë tjetër, por me kusht që të mos ketë shije, ngjyrë apo erë që arrin në fyt.

Përdorimi i misvakut nuk e prish agjërimin: Profeti (alejhi selam)e ka përdorur atë dhe ka thënë: “misvaku është pastrues për gojën dhe kënaqësi për Allahun.” (Nesaiu & Ibën Huzejme)

Nuk duhet harruar se transfuzioni i gjakut dhe serumi e prishin agjërimin, pasi janë ushqyese për trupin e njeriut.

Përcjellja e pështymës ose e ushqimit që ndodhet ndërmjet dhëmbëve, nëse është shumë pak.

Futja e ujit në gojë, me kusht që të mos shkojë në fyt: Kjo ndodh kur marrim abdest apo kur shpëlajmë gojën për shkak të vapës.

Lejohet gjithashtu edhe larja e trupit për freskim etj., se Profeti alejhi salatu ue selam e ka lagur kokën e tij gjatë agjërimit nga etja ose vapa, siç transmetohet nga Ahmedi dhe Ebu Davudi.

Puthja e gruas, prekja, përqafimi etj. Kjo vlen për ato raste kur njeriu e kontrollon veten. Aishja r.a. thotë: “Profeti (alejhi selam)ka puthur gjatë agjërimit dhe ka qëndruar në intimitet, por ishte më i vetëpërmbajturi ndaj epshit të tij krahasuar me ju.” (Ahmedi)

Ai që ha, pi ose bën diçka tjetër nga ato gjëra që e prishin agjërimin me mendimin se akoma nuk ka filluar dita e agjërimit.

Ky person nuk e ka prishur agjërimin, pasi origjina është vazhdimi i natës dhe dyshimi i tij nuk merret në konsideratë.

Provimi i shijes së ushqimit me majën e gjuhës nuk e prish atë.

Larja e dhëmbëve, me kusht që pasta e dhëmbëve mos ta kalojë fytin.

Shkulja e dhëmbëve ose kurimi i tyre, në qoftë se lëndët e përdorura nga mjeku nuk arrijnë në fyt.

06/16/2018 15:37

Nëse i agjëroni edhe gjashtë ditë pas Bajramit, kjo është rëndësia e tyre!