• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Prioritetet kryesore të Shaqir Totajt për Prizrenin

10/01/2021 20:21
nga:Y I

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, i ftuar në “Blic Interview me Astrit Gashin” ka folur në lidhje me prioritetet e tij për Prizrenin.

Totaj kanë përmenduar disa prioritete por është ndalur në tri më kryesoret që sipas tij janë, ridizajnimi i trafikut urban,  debllokimi i rugës tranzitore e cila është bllokuar nga një shtepi me vite dhe investimi në hapësira të gjelbërta.

“Kemi disa prioritete. E para do të jetë arsimi, do të kemi një proces transparent të zgjedhjes së drejtorëve të shkollave, do të punojmë në digjitalizimin e shkollave dhe rritjen e sigurisë etj. Po ashtu do të kemi një fokus tek infrastruktura, kemi një kaos të trafikut urban, do ta bëjmë një ridizajnim të trafikut urban. Po ashtu planifikojmë edhe ndërtimin e hapësirave të gjelbërta, një shteg për biçikleta”

Prizreni ka qenë qyteti më i pastër në anketën e GIZ, por ka patur një rënie në katër vitet e fundit. Në fokus po ashtu do të kemi edhe ekonominë. Komuna do të krijojë klimë të përshtatshme për bizneset, do të bëjmë funksionalizimin e zonës ekonomike. Kemi në plan krimin e një fondi vetanak nga komuna i cili përkrah idetë e reja. Fondet komunale janë afërsisht 100 milion për katër vite. Brenda një mandati do ti realizojmë tre projekte serioze. Një, ridizajnimi i trafikut urban, e dyta debllokimi i rugës tranzitore e cila është bllokuar nga një shtepi me vite e treta është investimi në hapësira të gjelbërta” deklaroi Totaj raporton Gazeta Blic.

Intervisa e plotë: