Lajme

Prindërit ankohen se në shkollën fillore “Xhemail Kada”, në Pejë po u keqpërdorën paratë në masë ekstreme

09/14/2018 14:40
nga:D.I

Në shkollën fillore “Xhemail Kada”, në Komunën e Pejës një grup i prindërve janë ankuar se detyrohen të paguajnë nga 10 euro për secilin fëmijë, për sigurimin dhe mirëmbajtjen e shkollës.

Në njoftimin dërguar redaksisë tonë thuhet se parat e dërguar në këtë shkollë, dyshohet se po keqpërdoren.

“Ne kemi dyshime se parat tona janë duke u keqpërdorur në masë ekstreme ngase në këtë shkollë ka vetëm një roje ndërsa nga llogaritja del se në vit inkasohen afër 1800 x 5= 9.000 mijë euro”, thuhet në njoftim.

Ky grup i prindërve u ka bërë thirrje institucioneve lokale ta respektojnë ligjin ku është paraparë se siguria dhe mirëmbajtja e shkollave është në kompetencë të komunave.

Njoftimi i plotë nga një grup i këshillit të prindërve në shkollën fillore “Xhemail Kada” – Pejë:

Shkollat e Pejës inkasojnë dhunshëm nga 10 euro për secilin fëmijë

Ka dy vite që disa shkolla të Komunës së Pejës janë duke i detyruar nxënësit të paguajnë mjete financiare për pagesë të sigurimit dhe mirëmbajtjes së shkollave.

Këto ditë shkolla fillore “Xhemail Kada “, e cila ka 1800 nxënës ka kërkuar nga nxënësit nga 10 euro për sigurim dhe këcele (uniformë).

Ne si prindër të cilët i dërgojmë nxënësit në këtë shkollë jemi tejet të indinjuar me Drejtorin e shkollës dhe autoritet komunale në Pejë. Ne kemi dyshime se parat tona janë duke u keqpërdorur në masë ekstreme ngase në këtë shkollë ka vetëm një roje ndërsa nga llogaritja del se në vit inkasohen afër 1800 x 5=9.000 mijë euro.

Nga kjo del se mjetet e nxënëseve janë duke u keqpërdorur. Po ashtu ju bëjmë thirrje institucioneve lokale ta respektojnë ligjin ku është paraparë se siguria dhe mirëmbajtja e shkollave është në kompetencë të komunave. Kërkojmë po ashtu nga prokuroria dhe policia që me urgjencë të filloj hetimet lidhur me këto çështje. As Këshilli i Prindërve dhe askush nuk ka mandat të marre vendime në kundërshtim me ligjin.

Me respekt një grup prindërve të shkollës fillore ” Xhemajl Kada”