Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka theksuar se dialogu me Serbinë është prioritet i shtetit tonë, raporton Gazeta Blic.
Ajo tha se me Serbinë nuk janë 33 marrëveshje, por janë 100 dokumente.
Sipas saj, Kosova i ka zbatuar të gjitha marrëveshjet, përjashto atë për asociacionin, ku Gjykata Kushtetuese ka konstatuar shkelje të shumta.
Ajo në një intervistë për RTK-në ka theksuar se Serbia nuk i ka zbatuar shumicën e marrëveshjeve.
E para e shtetit tha se është e çuditshme se si i gjithë presioni po bëhet ndaj Kosovës, por jo edhe ndaj Serbisë, raporton Gazeta Blic.