Lajme

Presidentja Osmani mandaton Konjufcën për kryeministër

11/04/2025 19:25
nga:G B

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka mandatuar Glauk Konjufcën për kryeministër të Kosovës, pasi ai sot mori votat në Këshillin e Përgjithshëm të VV-së, raporton Gazeta Blic.

Ajo në një konferencë për media, tha se sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, i jepet mandati të propozuarit të dytë dhe nëse ai nuk arrin ta formojë qeverinë, atëherë shpallen zgjedhjet e jashtëzakonshme.

“Kushtetuta nuk thotë mund te emëroj,  por thotë emëron Kandidatin tjetër në rast se dështon i pari. Gjuha e përdorur në Kushtetutë është obligative, pra e detyron presidenten e vendit ta emëroj mandatarin e dytë”, tha Osmani.