Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur për paralajmërimin e Qeverisë për shtrenjtim të energjisë elektrike.
Haradinaj në dpt të T7 i është drejtuar presidentes Osmani duke i thënë që ta denoncojë kryeministrin Kurti për humbjet që ia ka shkaktuar Kosovës brenda muajit.
Ai tha se është marre që presidentja Osmani e ka denoncuar ish-ambasadorin Gjergj Dedaj.
“Hajde denoncoje Albin Kurtin sot se ia shkaktojë Kosovë mbi 100 milionë euro humbje brenda muajit e qiti n dy gunj këtë vend. Është ka don me e shti dorën në xhep të çdo qytetari. Presidentja e Kosovës, që është marre, e denoncoi Gjergj Dedën. Oj presidente, denoncoje kryeministrin tënd, që ta shkatërrojë vendin, që t’e harxhoi dhjetëra milionë për energjinë në veri. Tash prapë po e rritë cmimin. Këtu dikush është ka pasurohet fort, le ta gjen Prokuroria”, ka thënë Haradinaj.