Sporti

Presidentia kroate i dhuron një fanellë kryeministres britanike, shikoni reagimin e saj

07/11/2018 16:28
nga:Y.K

Presidentia kroate Kolinda Grabar-Kitaroviç ka shfrytëzuar takimin e Nato-s për t’iu bërë nga një dhuratë liderëve botëror. E para e shtetit kroat u ka dhënë fanellën e Kroacisë që luan në Botëror. Kjo dhuratë ju dha Donald Trump i cili dukej shumë i gëzuar për këtë dhuratë dhe këtë e tregonte pamja e tij e fytyrës.

 

Të njëjtën dhuratë Kolinda ja dha edhe kryeministres britanike, Tereza Mei e cila e pranoi por me një buzëqeshje jo të sinqertë. Kjo pasi Kroacia ka për të luajtur sonte në darkë përballë Anglisë për një vend në finalen e madhe të Moskës.