Lajme

Presidenti uron Ditën e Tokës me mbjellje të fidaneve

04/22/2019 11:22
nga:Gazeta Blic

Edhe kreu i shtetit, presidenti Hashim Thaçi, e ka shënuar Ditën e Tokës me mbjellje të fidaneve.

Në një status në profilin e tij Facebook, Thaçi ka shkruar se dita e sotme është një ditë e rëndësishme në mbarë botën, që shërben për ndërgjegjësimin e njerëzve, rritjen e kujdesit dhe vetëdijësimit për rëndësine që ka mjedisi.

Postimi i tij i plotë:

“Dita e Tokës, 22 Prilli, i shërben tërë botës si alarm për rritjen e kujdesit dhe për një ndërgjegjësim kolektiv për rëndësinë e mjedisit ku jetojmë. Njerëzimi sot është një prej dëmtuesve më të mëdhenj të tokës, pyjeve, lumenjve dhe gjitha resurseve të tjera, prandaj ne të gjithë duhet të reflektojmë dhe të jetojmë duke u përkujdesur për gjithçka që na rrethon. Shkenca ka grumbulluar mjaft fakte që tregojnë se dy dekadat e ardhshme do të jenë vendimtare për fatin e planetit tonë. Duhet që secili prej nesh të përkujdeset që mjedisi të jetë sa më i pastër dhe me sa më shumë gjelbërim, si dhe të kufizojmë përdorimin e produkteve që ndotin dhe dëmtojnë natyrën. Vetëm atëherë ne të gjithë do të jetonim më shëndetshëm dhe do ta ruanim planetin tonë për gjeneratat e ardhshme!”

08/23/2019 01:58

Ekskluzive || Arrihet koalicioni i dytë parazgjedhor: Nisma e AKR shkojnë bashkë në zgjedhje!