Lajme

Presidenti Thaçi u drejtohet qytetarëve përmes një videomesazhi për Vitin e Ri

12/31/2019 18:20
nga:B. D

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka publikuar një videomesazh ku uron gjithë qytetarët e vendit për vitin e ri 2020, shkruan GazetaBlic.

Ai përmes një videomesazhi të postuar në rrjetin social Facebook ka uruar gjithë qytetarët duke iu uruar që të ketë më shumë solidaritet dhe konsideratë në mes njëri-tjetrit pa dallim etnie, religjioni dhe statusi social.

Thaci flet për rrugëtimin e Kosovës për gjatë 20 viteve të çlirimit të saj, për sfidat dhe sukseset e saja duke uruar që suksese dhe të arritura të ketë sa më shumë.

Thaçi ka uruar për një vit sa më të mbarë për gjithë qytetarët dhe Republikën e Kosovës.

Më poshtë mund ta shihni shkrimin e tij të plotë, bashkëngjitur me videomesazhin e tij:

Të dashur qytetarë,

Në këtë natë të ndërrimit të moteve secilit prej nesh i duhet edhe më shumë solidaritet dhe konsideratë për njeri-tjetrin në rrafshin njerëzor, pa dallim etnie, religjioni dhe statusi social.

Na duhet më shumë dashuri dhe mbi të gjitha lumturi familjare dhe respekt njerëzor. Na duhet t’i çmojmë të mirat që kemi.

Të mos harrojmë të tashmen, duke shikuar në të ardhmen.

Duke besuar në vlerat tona, në synimet dhe ëndrrat tona si individë dhe si shoqëri, uroj që viti 2020 të jetë i mbarë për ju, familjet tuaja dhe Republikën e Kosovës.

Urime viti 2020! HTH

Urime viti 2020!

Të dashur qytetarë,Në këtë natë të ndërrimit të moteve secilit prej nesh i duhet edhe më shumë solidaritet dhe konsideratë për njeri-tjetrin në rrafshin njerëzor, pa dallim etnie, religjioni dhe statusi social.Na duhet më shumë dashuri dhe mbi të gjitha lumturi familjare dhe respekt njerëzor. Na duhet t’i çmojmë të mirat që kemi.Të mos harrojmë të tashmen, duke shikuar në të ardhmen.Duke besuar në vlerat tona, në synimet dhe ëndrrat tona si individë dhe si shoqëri, uroj që viti 2020 të jetë i mbarë për ju, familjet tuaja dhe Republikën e Kosovës.Urime viti 2020! HTH

Publiée par Hashim Thaçi sur Mardi 31 décembre 2019

02/20/2020 12:30

Thaçi: Selman Vojvoda ra heroikisht në istikamet paqësore kundër policisë dhe ushtrisë serbe