Lajme

Presidenti Thaçi shpreh ngushëllime për humbjen e ish-senatorit amerikan: Ai bëri shumë për Kosovën

04/28/2019 21:45
nga:A. R.

Sot është ndarë nga jeta ish-senatori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Richard Lugar, veprimtaria politike e të cilit është përshëndetur nga shumë figura politike botërore, shkruan GazetaBlic.

Ndër shumë reagime pikëlluese, edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar ndaj vdekjes së ish-senatorit Gerald, duke e përkujtuar si një veprimtar të zotin, i cili kishte bërë shumë edhe për Kosovën.

“Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e ish-senatorit amerikan, Richard Lugar, mikut të madh të Kosovës. Ai bëri shumë për Kosovën, në ditët më të vështira për popullin tonë. Ishte një prej zërave më të mëdhenj pro intervenimit të NATO-s dhe një mbështetës i pavarësisë sonë. Do ta ruajmë përjetësisht kujtimin për të! HTH”, janë fjalët ngushëlluese të të parit të shtetit ndaj humbjes në fjalë. /GazetaBlic/

11/13/2019 14:04

Thaçi: Kraja i dha shumë kinematografisë sonë me talentin e saj dhe ishte shumë e re për t’u ndarë nga jeta