Lajme

Presidenti Thaçi shkruan për takimin e tij me William Walker, tregon se çka bisedoi me të

01/19/2020 12:43
nga:B. D

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një shkrimi në Facebook ka shkruar për takimin e sotëm që pati me ish-ambasadorin e OSBE-së, Willaim Walker, shkruan GazetaBlic.

Thaçi shkruan se në këtë të diel, me ambasadorin William Walker përkujtuan kujtime nga periudha e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai shkroi se heroi i të vërtetës për krimet serbe në Kosovë, ambasadori Walker e ngriti krimin në Reçak në rang të ndërgjegjes botërore.

“Pas Reçakut, diplomacia botërore u angazhua maksimalisht deri në intervenimin ushtarak të NATO-s mbi caqet policore dhe ushtarake serbe”, tha ai.

“Gjatë këtij takimi me ambasadorin Walker u theksua edhe domosdoshmëria e krijimit sa më të shpejtë të institucioneve të Republikës së Kosovës”, shtoi Thaçi.

Thaçi tha se mikun e madh të Kosovës e falënderoi edhe një herë për gjithçka që ka bërë për Kosovën.

Në këtë të diel, me ambasadorin William Walker evokuam kujtime nga periudha e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të…

Publiée par Hashim Thaçi sur Dimanche 19 janvier 2020

Takimi i sotëm me ambasadorin William Walker

Takimi i sotëm me ambasadorin William Walker

Publiée par Hashim Thaçi sur Dimanche 19 janvier 2020

09/28/2020 21:06

Haxhiu: Arrestimet e fundit janë arsyetime nga Specialja për publikimin e aktakuzës ndaj Thaçit