Lajme

Presidenti Thaçi po e shqyrton mundësinë për të shpallur gjendje të jashtëzakonshme nga Koronavirusi

03/16/2020 16:27
nga:Norë Kelmendi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme të krijuar nga pandemia globale, “Covid-19”, është duke e shqyrtuar mundësinë për shpalljen e gjendjes së jashtëzkonshme në tërë vendin, shkruan Gazeta Blic.

Kështu bëjnë të ditur nga zyra e presidencës, në një përgjigje për Gazeta Blic.

Nga presidenca thonë për GazetaBlic se presidenti po përcjellë me vëmendje situatën dhe do të marrë hapat në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin.

“Presidenti është duke e përcjellë me vëmendje gjendjen dhe në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet do të ndërmarrë çdo veprim të nevojshëm. Nëse e vlerëson të nevojshme do të shpallë edhe gjendje të jashtëzakonshme”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Presidentit për Gazeta Blic.

Kujtojmë që mbrëmë Qeveria e Kosovës ka shpallur gjendje emergjente të shëndetit publik pas rasteve të shënuara me koronavirus në vend.

Aktualisht Kosova po shënon numrin me 15 të infektuar, nga pandemia globale “Covid-19”, apo “Koronavirus”.

Rastet e para me virusin “korona” në Kosovë, u konfirmuan më 13 mars.

Si shkak i mos përhapjes së kësaj pandemie, Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë një sërë masash parandaluese.

Masat shtesë që janë ndërmarrë në këtë mbledhje të jashtëzakonshme të Qeverisë së Kosovës më datën 13 mars, janë si në vijim:

1. Ndalohen hyrje daljet e qytetarëve në Komunën e Klinës;

2. Ndalohen hyrje daljet e qytetarëve në Komunën e Vitisë;

1. Ndalohen hyrje daljet e qytetarëve në Komunën e Malishevës;

3. Ndërpritet me efekt të menjëhershëm transporti ndër-urban në Republikën e Kosovës, si dhe transporti i organizuar ndërkombëtar;

4. Mbyllen kufijtë tokësor për udhëtarët që hyjnë në Kosovë, kjo nuk vlen për qytetarët kosovarë, të gjithë shtetasit e Kosovës të cilët hyjnë përmes këtyre kufijve do t’iu nënshtrohen kontrolleve të shtuara mjekësore me urdhrin që ata të vet izolohen për 14 ditë;

5. Nga data 16 mars 2020 ora 24:00, bëhet pezullimi i përkohshëm i të gjitha linjave të udhëtimit ajror në Aeroportin e Prishtinës, përveç fluturimeve ushtarake, dhe emergjencave medicinale (MEDIVAC). Përjashtim bëjnë linjat e udhëtimit në ardhje me ekuipazh, por pa udhëtarë që shërbejnë vetëm për largim të udhëtarëve nga Kosova;

6. Mbyllen kafeteritë, baret, pabet dhe restorantet, qendrat tregtare me përjashtim të farmacive dhe marketeve ushqimore;

7. Pezullohen të gjitha aktivitetet kulturore dhe sportive;

8. Mbyllen tregjet e kafshëve dhe tregjet e automjeteve;

9. Reduktohen në veprimet esenciale dhe staf esencial çdo institucion publik, përveç stafit të sektorit të shëndetësisë dhe të sektorit të sigurisë;

10. Urdhërohen kompanitë private që ta organizojnë punën në atë mënyrë që shumicën e aktiviteteve punëtorët t’i kryejnë nga shtëpia;

05/28/2020 22:00

Konjufca: Nuk mundet presidenti e askush tjetër ta eliminojë Kurtin nga skena politike me truqe