Lajme

Presidenti Thaçi përkujton heroin Shkëlzen Haradinaj!

04/16/2020 12:21
nga:Norë Kelmendi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përkujtuar sot betejën e Maznikut dhe rënien e heronjve Shkëlzen Haradinaj, Hasim Halilaj dhe Luan e Fatmir Nimanaj.

Thaçi ka shkruar se heroizmi i tyre në luftën për çlirimin e Kosovës i ka motivuar mijëra luftëtarë të rinj që t’i bashkohen Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Sot kujtojmë heronjtë e betejës së Maznikut, Shkëlzen Haradinajn, Hasim Halilajn dhe Luan e Fatmir Nimanajn. Heroizmi i tyre në luftën për çlirimin e Kosovës motivoi me mijëra luftëtarë të rinj që t’i bashkohen radhëve të luftëtarëve të lirisë gjithandej Kosovës. I përjetshëm është kujtimi për të gjithë dëshmorët dhe heronjtë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Thaçi në faqen e tij zyrtare facebook.

Sot kujtojmë heronjtë e betejës së Maznikut, Shkëlzen Haradinajn, Hasim Halilajn dhe Luan e Fatmir Nimanajn.Heroizmi i…

Publiée par Hashim Thaçi sur Jeudi 16 avril 2020

06/04/2020 23:26

Thaçi: Sikur t’i pranonte këshillat e mia, Kurti sot do të ishte në zyrën ku ka qenë!