Lajme

Presidenti Thaçi përgëzon Qeverinë e Kosovës për procedimin e demarkacionit në Kuvend

12/04/2017 11:44
nga:D.I

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka përgëzuar Qeverinë e Kosovës për procedimin e ratifikimit të demarkimit me Malin e Zi në Kuvendin e Republikës së Kosovës, raporton Gazeta Blic.  

Në Facebook, presidenti ka theksuar se mirëpret vendimin e qeverisë për procedimin në Kuvend të marrëveshjes për demarkacionin, ku ka kërkuar nga deputetët edhe ratifikimin e sa më të shpejt të saj, në mënyrë që vendit t’i hiqet regjimi i vizave.

“Ratifikimi i marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi i jep fund izolimit të vendit tonë, duke mundësuar heqjen e regjimit të vizave, por edhe e forcon subjektivitetin ndërkombëtar të shtetit tonë”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i plotë i Thaçit: 

E mirëpres dhe përgëzoj Qeverinë e Republikës së Kosovës për vendimin e sotëm për ta proceduar për ratifikim në Kuvendin e Republikës së Kosovës marrëveshjen për shënimin e vijës kufitare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Dua të besoj në vullnetin politik dhe shtetëror të përfaqësuesve të zgjedhur të qytetarëve, por njëkohësisht ftoj të gjithë deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, pavarësisht përkatësisë partiake të tyre, që të jenë të bashkuar në ratifikimin e kësaj marrëveshjeje ndër-shtetërore.

Ratifikimi i marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi i jep fund izolimit të vendit tonë, duke mundësuar heqjen e regjimit të vizave, por edhe e forcon subjektivitetin ndërkombëtar të shtetit tonë.

Me vendimin e sotëm të Qeverisë, merr fund saga e debateve shterpe akademike, e cila duke mos sjellë asnjë argument të ri, për tri vite me radhë ka prolonguar izolimin e qytetarëve të vendit, duke shkaktuar konfuzion dhe frikë se kinse Kosova rrezikon të humbet territor.

Tani është koha që Kuvendi i Republikës së Kosovës të marrë vendimin e vet meritor në interes të qytetarëve të vendit, të cilët me durim të pashembullt janë duke pritur me vite të tëra heqjen e vizave, respektivisht heqjen e izolimit. HTH

12/10/2017 20:13

Thaçi: Sot kujtojmë përpjekjet e popullit për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut