Lajme

Presidenti Thaçi ka udhëtuar për në Britaninë e Madhe

03/12/2018 14:27
nga:M H

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka udhëtuar për në Britaninë e Madhe, ku do të zhvillojë takime me përfaqësues shtetëror në Londër.

Ai me këtë rast do të takohet me Sekretarin e Shtetit për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, me të cilin do të flasë për thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.

Presidenti Thaçi, po ashtu, do të marrë pjesë edhe në promovimin e librit biografik “New State, Modern Statesman: Hashim Thaçi – A Biography”, me autorë Roger Boyes dhe Suzy Jagger.

Në këtë promovim, përveç autorëve të librit, pritet të marrin pjesë edhe personalitete të jetës politike dhe publike në Britani të Madhe.

09/20/2018 13:11

Vjen përgjigja e Daut Haradinajt për Hashim Thaçin, shkak lufta dhe ndryshimi i kufijve