Showtime

Presidenti Thaçi i gëzohet suksesit të Duas në prag të festës së Pavarësisë

02/11/2019 16:29
nga:FL.B

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, shkroi historinë duke fituar dy çmime në ceremoninë e sivjetme të Grammy Awards.

Ylli nga Kosova u shpall artistja e re më e mirë, si dhe e fitoi çmimin për këngën më të mirë të zhanrit ‘dance’, falë bashkëpunimit me Mark Ronson dhe Diplo, “Electricity”.

Në kuadër të urimeve të shumta që ka marrë për këtë sukses, nuk ka munguar edhe urimi i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

“Urime të sinqerta për Dua Lipën për dy çmimet e saja Grammy. Derisa po e festojmë 11 vjetorin e Pavarësisë dhe 20 vjetorin e çlirimit, Dua na bëri neve të gjithëve – dhe gjithë botën – që t’i gëzohemi forcës, talentit dhe rimëkëmbjes së femrave të Kosovës”, ka shkruar presidenti në Twitter.

Në edicionin e 61-të të Grammy Awards në dy kategori ishte e nominuar edhe shqiptarja tjetër, Bebe Rexha.

Mirëpo, këngëtarja që po ndërton karrierë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk arriti të triumfonte në ceremoninë e të dielës mbrëma.

29-vjeçarja ishte konkurrente për artisten më të mirë dhe performancën më të mirë në dyshe ose grup në zhanrin ‘country’.