Lajme

Presidenti Thaçi flet për kthimin e kosovarëve nga Siria – tregon se meritë e kujt është

04/20/2019 11:52
nga:A. R.

Presidenti Hashim Thaçi ka përgëzuar institucionet e Kosovës, për kthimin e 110 kosovarëve nga luftërat në Siri, përcjell Gazeta Blic.

Përmes një shkrimi në rrjete sociale, presidenti Thaçi, ka thënë se kthimi i mbi 100 shtetasve kosovarë nga Siria, u bë i mundur falë punës së institucioneve, të cilët siç kanë thënë ai kanë bashkpunuar me institucionet ndërkombëtare.

Presidenti Thaçi kërkoi që mbështeten të gjithë të kthyerit, që të riintegrohen sa më shpejt në shoqërinë kosovare.

Ai ripsëriti se Kosova është e përkushtuar përkrah partnerëve ndërkombëtarë në luftimin e terrorizmit dhe ekstremizmit.

Kthimi i mbi 100 shtetasve tanë nga Siria, shumica e të cilëve gra dhe fëmijë, u bë i mundur falë një pune të mrekullueshme të institucioneve tona, të cilat bashkëpunuan ngushtë me partnerët ndërkombëtarë. Tani është shumë i rëndësishëm trajtimi me profesionalizëm i të gjithë të kthyerve. Po ashtu, çdo mbështetje prej të afërmve dhe komuniteteve të tyre, të kthyerve u ndihmon të riintegrohen sa më shpejt në shoqërinë tonë. Kosova është e orientuar kah vlerat perëndimore dhe është e përkushtuar përkrah partnerëve ndërkombëtarë në luftimin e çdo terrorizmi dhe ekstremizmi që cenon këto vlera! HTH