Lajme

Presidenti Thaçi falenderon hasjanët për titullin “Qytetar Nderi”

05/25/2019 18:24
nga:A. R.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot ka qëndruar në Has për ceremonin të cilën e organizoi Bashkia në nder të tij.

Ai gjatë kësaj ceremonie u nderua me titullin “Qytetar Nderi”, shkruan Periskopi.

Thaçi përmes një postimi në facebook ka falendëruar ata për titullin dhe ka thënë se ka respekt të madh për secilën familje që ishin përkrahë luftës së UÇK-së.

“Faleminderit Bashkisë së Hasit dhe gjithë hasjanëve për titullin Qytetar Nderi! Përulem me respektin më të madh para çdo familjeje hasjane, që gjithmonë ishin përkrah luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës! HTH”, shkruan Presidenti Thaçi.