Lajme

Presidenti Thaçi dhe anglishtja e tij! Shikoni si i drejtohet njërit prej anëtarëve në Komision

04/26/2019 16:59
nga:Gazeta Blic

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi derisa po raporton para Komisionit Parlamentar për deportimin e “gylenistëve” i është drejtuar njërit prej anëtarëve që po merr pjesë në anglisht, shkruan GazetaBlic.

Jo rrallëherë presidenti e sheh të rrugës që kur flet, të ndërlidh shqipen me anglishten. As kësaj here nuk e ka lëshuar rastin. Në fillim ai i është drejtuar në anglisht deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshit duke i thënë “Po qysh s’u rrite kurrë, o baby face“.

E më pas duke e kërkuar vëmendjen e të gjithë të pranishmëve, ai nisi të lexonte nenin 21, pika 2, ku sipas tij thuhet se “ekspertët thirren dhe kanë detyrime”.  Për të mos u mjaftuar me fjalën detyrime, atë e thotë edhe në anglisht duke e rritur intonacionin e zërit.

Ekspertët thirren dhe kanë detyrime. Obligejshëns. Detyrime.” – tha Presidenti. Njëri nga anëtarët siç duket nuk e ka kuptuar për cilën pikë bëhet fjalë dhe e pyet “Pika e dytë e?“, e presidenti ia kthen me nervozizëm “Eeee! Detyrimeve“.

Më poshtë e gjeni pjesën e shkëputur me video. / © GazetaBlic /

Presidenti Thaçi dhe anglishtja e tij.

Presidenti Thaçi dhe anglishtja e tij! Shikoni si i drejtohet njërit prej anëtarëve në Komision 🤣🤣🤣

Publiée par GazetaBlic sur Vendredi 26 avril 2019

11/13/2019 14:04

Thaçi: Kraja i dha shumë kinematografisë sonë me talentin e saj dhe ishte shumë e re për t’u ndarë nga jeta