Lajme

Presidenti Thaçi: Albin Kurti e shkeli në mënyrë flagrante Kushtetutën e Kosovës, duke kufizuar lëvizjen e lirë të qytetarëve

03/23/2020 22:49
nga:Norë Kelmendi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi në një konferencë per media ka atakuar vendimin e Qeverisë.

Ai tha se kryeministri Kurti ka shkelur në mënyrë flagrante Kushtetutën e Kosovës.

“Vendimi për kufizimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve është bërë në kundërshtim me Kushtetutën. Kufizimi i lirisë së lëvizjes bëhet vetëm atëherë kur bëhet shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme”, tha Thaçi, raporton Gazeta Blic.

Ai tha se si garantues i Kushtetutës, nuk do të lejoj që asnjë institucion të shkel aktin më të lartë juridik të vendit.

Sipas tij, Kurti me këtë vendim ka shkelur një mori nenesh të Kushtetutës së Kosovës.

LIVE: Presidenti Hashim Thaçi konferencë për media

Publiée par GazetaBlic sur Lundi 23 mars 2020

 

04/02/2020 14:01

​Thaçi flet për hapat që do të ndërmarrë pas rrëzimit të Qeverisë Kurti