Lajme

Presidenti takohet me Isa Mustafën në orën 10:30

03/09/2020 09:36
nga:E Sh

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot pritet të takohet me të gjithë liderët politik e institucional të vendit.

Këtë takime, siç bëhet e ditur nga presidenca, do të behën me qëllim të informimit, konsultimit dhe koordinimit për çështje të interesit shtetëror.

Lideri i LDK’së, Isa Mustafa është politikan i parë që presidenti Thaçi do ta pres në presidencë, sipas njoftimit.

Pritet të shihet nëse i pari i LDK’së do të shkoj në takim me presidentin Thaçi.

Ndërsa këto takime ende nuk i kanë konfirmuar asnjë nga subjektet politike në Kosovë.

Ndryshe, presidenti Thaçi ka bërë të ditur që sot do të takohet me të gjithë liderët institucional dhe politik të vendit, me qëllim të informimit, konsultimit dhe koordinimit për çështje të interesit shtetëror.

06/30/2020 11:43

Gruaja e Sabri Fejzullahut, emocionohet nga fjalimi i presidentit Thaçi